Momentalisht, vendi ynë ashtu edhe pjesa më e madhe e shteteve tjera janë relaksuar nga pandemia, teksa vijon vaksinimi i popullsisë. Megjithatë, rreziku nga varianti i ri “Delta” është i madh, dhe çka ngre alarmin është fakti se ai mund të prek edhe të vaksinuarit. Sipas një studimi të Institutit të të Dhënave Shëndetësore në Universitetin e Uashingtonit në SHBA, Shqipëria mund të përballet me një valë tjetër pandemie në muajt tetor-nëntor. Vala e pandemisë që pritet të godasë vendin tonë  nuk do të ketë forcën dhe intensitetin e valës së vitit të kaluar në muajt nëntor-dhjetor (2020), apo në fillim të këtij vitit në shkurt-mars.

Parashikohet se numri i viktimave gjatë tetorit të këtij viti mund të shkojë mesatarisht 14 në ditë. Sipas këtij projeksioni, gjatë tetorit Shqipëria mund të shkojë në kushte normale deri mesatarisht 14 vdekje në ditë dhe në kushte ekstreme deri në 20 vdekje në ditë. Sa i përket rasteve aktive, projeksioni vijon nga 5 300 në kushte normale në 7 100 në kushte ekstreme.

Në raport thuhet se rreziku minimizohet nëse qeveria vendos sërish mbajtjen e maskave me detyrim në ambiente të jashtme dhe të brendshme ku numri i vdekjeve ulet deri në 1-2 në ditë dhe ai i rasteve aktive mes 510-530 të tilla.  Deri më tani në Shqipëri nuk është konfirmuar varianti “Delta”, megjithatë ditët e fundit vërehet një rritje e lehtë e rasteve.

/News31

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here