Një 32-vjeçar nga Tepelena, prej shkurtit të vitit të kaluar qëndron i izoluar në burg si i dyshuar për veprën penale “kultivim dhe shitje të lëndës narkotike”.

Megjithëse prokuroria ka argumentuar me prova ndalimin e tij dhe e ka kaluar çështjen në gjykatë për marrjen e një vendimi, 32-vjeçari Armando Hajdinaj këmbëngul se është i pafajshëm.

32-vjeçari thotë se mëkati i tij i vetëm është se i ka dhënë telefonin për të kryer biseda disa miqve të tij dhe është gjendur në makinën e tyre, kur ka ndërhyrë policia. Përveç apelit të tij, në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24, ishte edhe babai i 32-vjeçarit, i cili rrëfeu situatën e vështirë ekonomike dhe shëndetësore, në të cilën ndodhet pas arrestimit të të birit.

Armandi nga burgu: Në 16 tetor jemi ndaluar nga policia dhe na kanë vënë prangat. Pas kontrollit nuk gjetën asgjë të paligjshme.

Ku keni qene?

Armandi: Jemi nisur nga Tepelena dhe kemi shkuar në Përmet e Këlcyrë. Na shoqëruan në polici në Gjirokastër dhe pastaj u lamë të lirë pas 10 orësh. Policia gjeti 3 mijë e 500 euro, që shoku im i kishte për të blerë një makinë. Shoku u shkëput nga ne vetëm 10 minuta në këtë udhëtim, por jam i sigurt që s’bëri asgjë të jashtëligjshme. Unë nuk kam bërë asgjë. Nga telefoni im është bërë një telefonatë nga një shoku im Skënderi. Ai ma mori telefonin, më tha do marr një shok. Skënderi dhe vetë është në burg.

Unë dhe shokët jemi të pafajshëm. Prokurori ka prishur paratë e sekuestruara dhe prandaj na mban të ndaluar. Pretendohet se në këtë çështje është sekuestruar dro.ge, por kur e kemi kërkuar si provë, nuk na e kanë sjellë. Ai po e zvarrit çështjen, sepse s’ka dalë ende në Veting./BW

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here