Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me përplasjen e Policisë me pronarët e lokaleve në Vlorë, të cilët protestuan kundër orës policore. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai i bën thirrje Policisë së Shtetit që të respektojnë ligjin dhe kërkesat e pronarëve të lokaleve të adresohen në institucionet përgjegjëse. Presidenti thotë se Policia ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve dhe se këto veprime nga ana e Policisë, janë të papranueshme. Meta thotë se shteti duhet t’iu ofrojë dialog biznesmenëve dhe të mos tregojë arrogancë. Bashkangjitur me reagimin e tij, ai ka publikuar një video ku duket qartë dhu.na e policisë ndaj protestuesve.

“Duke ndjekur me vëmendje dhe vlerësuar situatën shqetësuese të krijuar mbrëmë në Vlorë, i bëj thirrje Policisë së Shtetit, autoriteteve dhe institucioneve përgjegjëse të dëshmojnë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve, që shqetësojnë biznesin, në përputhje me kuadrin ligjor. Protestat paqësore janë një e drejtë, që garantohet nga Kushtetuta. dhu.na e pajustifikuar dhe shporporcionale ndaj sipërmarrësve dhe qytetarëve, në veçanti ndaj grave dhe vajzave është e papranueshme dhe e dënueshme. Jo arroganca dhe arbitrariteti, por dialogu i sinqert dhe bashkëpunimi i ofruar nga shteti ofrojnë patjetër mundësi për arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme. Kurrsesi Vlora nuk e meriton një trajtim të tillë!”, shkruhet në reagimin e Ilit Metës. /News31

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here