“PS ka fituar bindshëm në Korçë” Niko Peleshi: Opozita të mos ndihet e humbur, kemi një derë të hapur për të




Fill pas përfundimit të të gjitha kutive në Qarkun e Korçës, ku fituese u shpall Partia Socialiste me 6 mandate dhe Partia Demokratike siguroi pesë, ka reaguar ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Në një prononcim për mediat, ai tha se PS në këtë qark, ka pasur një rikuperim votash prej 2.500 në Devoll dhe sipas tij, rezultati ka qenë thuajse i barabartë me PD.

Peleshi shprehu falënderimin e qytetarëve për besimin, si dhe ftoi opozitën për bashkëpunim për të çuar së bashku sipas tij, punët e nisura.

“Dua të ndaj me të gjithë Shqipërinë lajmin nga këtu, ku sapo përfundoi kutia e fundit, jemi në Maliq, PS ka fituar bindshëm në Korçë, ashtu si në të gjithë Shqipërinë.

Dua të falenderoj qytetarinë që karakterizoi këtë votë.

Ajo ka fituar me 10 mijë vota diferencë nga PD. Jemi në diferencë si në 2017-ën. Ka votë opozitare, sepse fitorja 6 me 5 është më e bukur, se 6, 4, 1.

Ne dimë të lexojmë çdo votë që s’kemi pasur në favorin tonë. Nga sot e çdo ditë do të lexojmë me deputetët e tjetër, në Devoll kemi pasur rikuperim prej 2500 votash, jemi thuajse barazim.

Jemi 2700 vota para në Maliq, jemi 3 mijë vota para në Pogradec.

Në të gjithë qarkun, kemi një fitore të jashtëzakonshme, kjo shpallet me përulësi. I përulem përpara të gjithë qytetarëve.

Sapo fillon një mandat i rëndësishëm për qarkun tonë. Fitorja ka emrin e Kleas, Uerdas, Erisës, ka të gjithë të rinjve, të rejave, që duke votuar 6 me 5 votuan modelin e duhur.

Së bashku me ne, hipën në trenin që do të ecë përpara, për ta bërë Korçën qendër të ekonomisë. I shtrij dorën bashkëpunimit deputetëve opozitarë, roli i tyre është i jashtëzakonshëm.

I falenderoj të gjithë deputetët në Qarkun e Korçës, jemi një ekip në shërbimin tuaj. Opozita të mos ndihet e humbur, sepse kemi derë të hapur për bashkëpunim”, u shpreh Peleshi.

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *