Pse 25 Prilli rrezikon të dështojë?!

0
23





Pandemia Covid 19 mund të ndikojë që një pjesë e Shqiptarëve të mos e ushtrojnë të drejtën e tyre të votës me 25 prill 2021. Deri më tani komisioni qëndror i zgjedhjeve nuk ka hartuar asnjë plan pune për t’ju a mundësuar këtë të drejtë personave që atë ditë mund të jenë të infektuar në shtëpi, apo atyre që mund të ndodhen në kushte spitalore.

Duke patur parasysh shifrat që ka aktualisht Shqipëria, ecurinë e vaksinimit dhe mbi të gjitha rrezikun që paraqet virusi, një strategji e tillë duhet hartuar dhe lënë gati, pasi në të kundër Shqipëria do të rrezikojë që ashtu siç po ndodh në Kosovë, këtë të drejtë të ju a heqë të prekurve nga virusi.

Çdo qytetar mbi 18 vjec ka të drejtën e votës dhe rreziku më i madh është që atë ditë, personat e infektuar që ndodhen në kushte shtëpie, të mos zbatojnë kufizimet dhe ti drejtohen qendrës së votimit, çka do të përbente një rrezik të shtuar për komisionin e votimit dhe për cdo shtetas tjetër që mund të ndodhet në qendrën e votimit.

Ditën e zgjedhjeve në cdo qender votimi do të duhet minimalisht të ketë dezinfektues, një person që kujdeset të mos lejojë hyrjen pa maska në këto qendra, si dhe dezinfektimin e ambjenteve përpara nisjes së procesit, me qëllim që të shmanget rreziku i lartë i përcjelljes së Covid. Shifrat e javëve të fundit janë rritur ndjeshëm dhe vendi ynë po numëron mbi 1 mijë të prekur në 24 orë dhe 10 deri në 14 viktima mesatarisht. ShkodraNews





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here