Në trupin e 23-vjeçares, Evgjeni Baxhos janë gjetur disa shenja të çuditshme. Në fotot e siguruara nga ‘Top Channel’ shihet se në trupin e vajzës së re janë disa simbole të bëra me lapustil të kuq.



Një nga simbolet e shkruar në kurrizin e saj ka tre shkronja shpjegon oficerja B,K në dosjen që TCh disponon, dhe në pjesën e parme të trupit të vajzes ka të vizatuar një tjetër simbol.



Mjekësia ligjore ende nuk dalë më një rezultat për shkakun ndonëse jo zyrtarisht thotë se shkaku mund të ketë qenë trompoza.



E reja është gjetur e pajetë nga pronarja e shtëpisë ku dhe jetonte me qira prej kohësh në Tiranë. Pak ditë para se të ndërronte jetë, Baxho ishte edhe e infektuar me Covid-19.Baxho ishte rritur në Delvinë ku jetonte me gjyshërit. Prindërit e saj ishin të divorcuar dhe babai nuk e kishte takuar prej 13 vitesh. Nga ana tjetër, daja i saj ka hequr dyshimet se 23-vjeccarja ishte pjesë e ndonjë grupi fetar. Ai është shprehur se Baxho nuk ishte besimtare nuk kishte shkuar në kishë apo xhami, kështu që nuk dinte asgjë për shkrimet e gjetura në trupin e saj.



Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here