Publikohen të dhënat/ Ja sa ballë ishin tërmetet që shkundi Shqipërinë sot në mëngjes

0
8






Vendi ynë është zgjuar mëngjesin e sotëm nga lëkundje tërmeti. Lëkundjet e tokës janë ndjerë në disa qytete, përfshirë Tiranën dhe Durrësin, dhe sipas institutit të sizmiologjisë, ato janë regjistruar rreth orës 06:39 minuta, ndërsa thellësia ka qenë vetëm dy kilometër.

Sipas raportimeve të deri tanishme, lëkundja ka si epiqendër zonën e Thumanës, 24 kilometër në veriperëndim të Tiranës.

Magnituda e tërmetit është 3.4 e shkallës Rihter, por për shkak të epiqendrës në afërsi të sipërfaqes, lëkundjet kanë qenë të fuqishme duke bërë që të ndihen në të gjitha ndërtesat, sidomos në Tiranë.

Para kësaj lekundje ka patur edhe një lekundje tjetër me një fuqi pak më të dobët.





.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here