Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në qytetin e Shkodrës ku një vëlla i mori jetën motrës së tij 58 vjeçare.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Ndoc Mazi”, ku Diana Vuka u gjet e pajetë në banesë ndërsa dyshohet se i vellai i ka marre jeten që të premten në darkë më 4 qershor, pra 3 ditë më parë.

Gruaja u gjet e pajetë brenda në dhomën e saj në shtratin ku flinte. Në banesë blute e Shkodrës kane gjetur 6 shishe birre 1.5 kg secila të boshatisura, gjë e cila tregon se autori i dyshuar ka qenë totalisht nën efektin e alko olit kur ka kryer vepren.

Sipas burimeve nga vendngjarja Fabian Vuka ishte një person qe rrinte “tape” gjatë gjithë kohës ndërsa thuhet se ka luajtur edhe bixhoz shpesh. 55-vjeçari jetonte i vetëm pasi nuk ishte i martuar dhe ishte edhe i papunë. Ka qenë pikërisht motra e tij, e cila është nënshtetase gjermane dhe për çdo muaj i ka dërguar të vëllait 300 euro për ta ndihmuar.

Blerja orendive dhe telefonata

Diana Vukaj kishte një javë që kishte ardhur nga Gjermania për pushime në Shkodër. Gjatë kësaj kohe 58-vjeçarja ka bërë disa porosi përmes një mike të saj për të mobiluar një shtëpi pushimi që kishte në plazhin e Velipojës. Viktima ka bërë afro 4 mijë euro porosi orendi shtëpiake për banesën në Velipojë ndërsa ka dashur që të mobilojë me orendi të reja edhe shtëpinë ku jetonte i vëllai.

Pak ditë më parë autori ka telefonuar kompaninë ku motra e tij kishte bërë porosinë e mobiljeve duke lëshuar një lumë sharjesh ndaj tyre. Sipas dyshimeve 55 vjeçari i ka kërkuar para të motrës që t’ia jepte atij duke mos qenë dakord me blerjet e orendive. Sipas dyshimeve vëlla e motër kanë debatuar në banesë mbrëmjen e 5
qershorit gjë e cila ka përfunduar me fundin e ngjarjes. Autori i dyshuar ka telefonuar sërish kompaninë e mobiljeve dhe orendive duke i thënë atyre në telefon se:

“A doni me fol me motrën time, nuk keni ku ta merrni, s’keni shans të flisni më me të“.

Gjatë të shtunës por edhe të dielës sërish nën efektin e alko olit shtetasi Fabian Vuka ka dalë në lagje duke i thënë të tjerëve se çfarë kishte bere por pavarësisht këtyre fjalëve askush nuk e ka marrë seriozisht duke ditur gjendjen e tij të dehur dhe duke e njohur si person jo shumë të qëndrueshëm.

Ka qenë një mike që jeton në Shkodër e 58 vjecares e cila e ka ndihmuar për të bërë blerjet dhe për çdo gjë tjetër që kishte nevojë kur vinte në Shqipëri e cila pasi e ka telefonuar disa herë ka ngritur dyshime dhe ka telefonuar policinë duke i thënë se kishte frikë se diçka mund të kishte ndodhur.

Kjo ngjarje ishte e paralajmeruar pasi Diana Vuka edhe në nëntor të vitit të kaluar ka telefonuar miken e saj dhe i ka thene se i vellai donte ta vriste.

Edhe në atë kohë ka ndërhyrë policia duke e qetësuar situatën.

Sot më 7 qershor Diana Vuka do festonte 58 vjetorin por tre ditë më parë vëllai i saj i mori jetën.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here