Disa ditë më parë këngëtarja e dashur nga Kosova Big Mama na habiti të gjithe. Ajo publikoi një foto ku shihej e veshur me fustan të bardhë të shkurtër e me vello në kokë e shoqëruar nga një grup vajzash me gota në dorë. “Nata e fundit e beqarisë”, shkroi këngëtarja duke na bërë të mendojmë se po shkon drejt altarit. Por, në fakt jo e vërteta është ndryshe. Kjo ka qenë një lëvizje për promovimin e këngës së saj të re.

“Kanagjegji” mban titullin projekti që ajo publikoi sot, i cili është i zhanrit turbo-folk me elemente popullore. Kënga është produkt i kompozitorit Ebrar Mazhar, ndërsa për tekstin është kujdesur Avni Qahili. Klipi është shumë i veçantë, i cili lidhet me traditën shqiptare të përcjelljes së vajzave në shtëpinë e burrit. Big Mama shfaqet me veshje kombëtare tradicionale shqiptare, si një nuse e vërtetë.

35 vjeçarja është shfaqur vazhdimisht nëpër intervista të ndryshme, ku ka folur edhe për jetën personale. Ajo nuk ka përmendur në intervista që ka një partner madje në dhjetor, e ftuar në emisionin e Luana Vjollcës “Shiko kush LUAN”, pranoi se është single.

/News31

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here