Publikon foto me vajzën e vogël por Rama ‘kryqëzohet’ nga komentet negative, përse vallë?

0
14





Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ditën e sotme ka vizituar një familje, shtëpia e të cilëve është rindërtuar pas tërmetit të 26 nëntorit. Në këtë shtëpi kishte edhe një vogëlushe 2-vjeçare e cila pozoi me kreun e shtetit.

Këtë foto të ëmbël vetë Edi Rama e postoi në rrjetet e tij sociale por duket se një detaj nuk u ka pëlqyer aspak ndjekësve të tij. Njerëzit online e kanë ‘kryqëzuar’ Edi Ramës për faktin e vetëm se vajza mbante maskë në fytyrë për shkak të virusit.

Ata mendojnë ve vogëlushja nuk duhe të mbante maskë pasi sipas udhëzuesit të detyrueshëm, duhet që fëmijët mbi 11-vjeç të mbajnë maskë.

“Shume mire qe perkujdeseni por ka nje kontrovers per femijen kaq te vogel me maske ( mbi 12 vjec e siper normalisht) Natyrisht duhet shendetsia publike e atij vendi ta miratoj por mundesia qe ai femij mos ta perdor masken sic duhet ( se femij eshte ) apo ti merret fryma eshte me e madhe se mundesia e ngjtjes. Perndryshe nga 12 vjec e siper te gjithe me maske”-shkruan një komentues.

.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here