Komuna San Mauro La Bruca në Itali, ka bërë një ofertë të pazakontë për sezonin turistik. Mediat e huaja raportojnë se qyteti i vogël ofron fjeteje për vetëm 2 euro në natë.

Strehimi është një prej gjërave më të kushtueshme të pushimeve dhe strategjia e ndjekur pritet të ketë sukses të madh. Një vend i mbuluar nga gjelbërimi, i cili edhe pse ofron vetëm një lokal dhe dy piceri frekuentohet nga shumë turistë, të cilët tashmë mund të qëndrojnë deri në 7 netë me çmimin e ofruar.

E njëjta strategji u miratua edhe për verën e kaluar. Pushimet me 2 euro u drejtohen shtetasve italianë dhe të huajve që banojnë jashtë rajonit të Campania-s.

 




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here