Një lajmi trishtë është mësuar sot. Ikona e memeve dhe e qeshura virale e tij, sot u ndal.

Bëhet fjalë për aktorin e njohur spanjoll, Juan Joya Borja, i cili ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare.

Lajmin e hidhur e konfirmuan mjekët e spitalit Virgen del Rosio në Sevila, ku prej vitit të kaluar kishte qëndruar i shtruar. El Risitas ishte shtruar në spital vitin e kaluar dhe prej asaj kohe kishte qëndruar aty për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Ikona e komedisë u bë i famshëm nga memet dhe ishte i njohur në mbarë botën për videon e tij në të cilën ai nuk mund ta fshihte të qeshurën e tij ikonike.

https://www.youtube.com/watch?v=KHZ8ek-6ccc&t=28s


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here