Në fund të shtatorit, Angela Merkel nuk do të shërbejë më si kancelare. Ajo ka qeverisur Gjermaninë që nga viti 2005 dhe nuk kandidon përsëri për zgjedhjet federale të 26 shtatorit.

Pas 16 vitesh presion të vazhdueshëm ndaj kancelares, Merkel dëshiron të bëjë një pushim të vërtetë pas përfundimit të mandateve të saj.

“Unë nuk do ta pranoj menjëherë ftesën e radhës sepse do të kem frikë se nuk do të kem asgjë për të bërë dhe askush nuk do të më dëshirojë më,” tha kancelarja gjatë vizitës së saj në Uashington, ku iu dha një doktoraturë nderi nga Universiteti Johns Hopkins.

Ajo qeverisi Gjermaninë, ndërkohë që bota ka kaluar një sërë krizash. Dhe kështu, Merkel do të dëshironte të rikuperohej nga këto periudha.

E pyetur se çfarë do të bënte të nesërmen pas dorëzimit të detyrës si kancelare, politikania demokristiane e CDU u përgjigj: “Do të doja të bëja një pushim të rregullt dhe të mendoja për atë që më intereson vërtet. Për 16 vitet e fundit nuk kam pasur shumë kohë të mendoj për një gjë të tillë. Dhe pastaj mbase do të përpiqem të lexoj diçka dhe kur sytë të më mbyllen sepse jam e lodhur, atëherë do të fle pak dhe pastaj do të shohim”.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here