Qytetarët alarmojnë policinë, ndërhyhet në një dasmë sepse aty brenda… –





Policia ka ndërhyrë në një dasmë në Prizren.

Sipas policisë dje ishin njoftuar se në fshatin Gjonaj të Prizrenit janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Kështu gjatë patrullimit u gjetën prova se i dyshuari A.T, kishte shkrepur disa herë në ajër me arsyen se kishte dasmë në familje.

“Policia informoj prokurorin kujdestar dhe në cilësinë e provës materiale sekuestroj një armë Pistoleta “Ekol Special 99”,shtat ( 7 ) copa fikesh dhe pese 5 gëzhoja te kësaj arme dhe një karikator të zbrazët. Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt hetimore”.

Po ashtu është apeluar tek qytetarët që në rastet e festave apo ahengjeve familjare të mos përdoren armë zjarri të cilat cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe prishin rendin dhe qetësinë publike.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *