Qyteti Durresit në zi, ndahet nga jeta personazhi i njohur…ishte “Nderi i Kombit”

0
261

This post has already been read 252 times!

Një lajm shumë i keq për Durrësin dhe Shqipërinë. Mesditën e sotme është mësuar se është ndarë nga jeta regjisori dhe shkrimtari i njohur durrsak Gjergj Vlashi.

Ai ishte një prej personazheve më të njohur të qytetit bregdetar. Vlashi u lind në Durrës më 13 korrik 1928. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në qytetin e lindjes.

ë në vitet e para të pas luftës u mor me teatrin amator dhe debutoi në disa shfaqje si; ‘Nën gështenjat e Pragës’, ‘Prefekti’, ‘Çani hoxhë’, etj.

Ka punuar me shumë trupa të tjera, duke vënë shfaqje në Tiranë, Shkodër, Korçë, Lushnje, Pogradec, me Estradën e Ushtarit, etj.

Gjithashtu ai është autor i librit ‘Si vihet në skenë një shfaqje estradë’ dhe i shumë artikujve e studimeve për estradën dhe teatrin.

Regjisori dhe shkrimtari Gjergj Vlashi është nderuar nga presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani me Urdhërin ‘Nderi i Kombit’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here