Spitali Nënë Tereza ka reaguar pas denoncimit të deputetes Ina Zhupa, e cila publikoi pamjet e incidentit që kishte ndodhur sot në repartin e Pediatrisë ku nje femije u demtua sipas saj pasi iu shemb suvaja e tavanit mbi trup.

“Një incident ka ndodhur sot paradite në Pediatri. Një pjesë suvaje nga tavani i një dhome u shkëput”, bëhet me dije ndër të tjera në reagimin e QSUT.

Zhupa tha se një fëmijë u dëmtua pasi mbi të ranë copa të suvasë së tavanit.

Por QSUT thotë se nuk ka fëmijë të dëmtuar.

“Dy pacientë të vegjël ndodheshin në dhomë, gjendja e tyre është e mirë, pa dëmtime”, thuhet në njoftimin e QSUT.

“Menjëherë personeli mjekësor ka ekzaminuar dy pacientët e vegjël që ndodheshin në dhomë dhe gjendja e tyre aktualisht paraqitet e mirë, pa dëmtime.

Një grup ekspertësh nga Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse e QSUNT, po kryen një vlerësim teknik për shkaqet e incidentit për marrjen e masave të menjëhershme”, njofton QSUT.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here