Radhë të gjata në Kapshticë

Radhë të gjata janë krijuar në pikën kufitare të Kapshticës, ku punonjësit sezonalë kërkojnë të kalojnë drejt Greqisë të cilët janë në pritje që prej orës 3 të mëngjesit. Deri më tani kanë kaluar katër autobusë drejt greqisë, ndërsa tre janë në pritje.

Ky problem vjen për shkak të vonesave nga pala greke si dhe për shkak të tamponëve, pasi punëtorët sezonalë do të lejohen të dalin drejt shtetit grek deri në datën 31 maj nga ora 08:00 deri në orën 16:00 ndërkohë që duhet të dalin sipas rregullave të përcaktuara nga autoritet greke.

Këta shtetas do të duhet që të plotësojnë formularin PLF më pas t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19 dhe pasi dalin negativ iu jepet e drejta për të hyrë në shtetin grek. Ndërkohë kuota ditore e pranimit është400 persona të cilët shprehen për Oranews shumë të pakënaqur nga rradhët e gjata dhe situata e krijuar.

“Në rradhë kemi 4 orë dhe kemi lënë 1 milion lekë me tampone , me rrugë. Ky është shteti i Edi Ramës, kemi 3 vjet që i jampim votën dhe e la rininë rrugëve. S’kemi bukë të hamë, Kapshticën e hapi greku, kush e hapi e hapën këta që kemi 10 ditë që presim këtu. Bravo i qoftë, s’kemi asnjë të ardhur,” thotë një qytetar që pret në radhë.

Deri në datën 31 maj asnjë kategori tjetër nuk do të lejohet të hyjë drejt Greqisë (shërbim taxi, mjete të tonazhit të rëndë apo shtetas me leje qëndrimi, shtetas grekë apo europianë të tjerë). Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *