Raftet e supermarketit bien mbi njëri-tjetrin, humb jetën 21-vjeçarja

0
23

This post has already been read 16 times!

Raftet e një supermarketi në Brazil kanë rënë mbi njëri-tjetrin në një efekt domino që shkaktoi humbjen e jetës te një punonjësje dhe lendimin e 8 të tjerëve.

Vajza qe humbi jeten eshte identifikuar si 21-vjeçarja Elane de Oliveira Rodrigues.

Ishin klientët dhe punonjësit e tjerë ata që ndihmuan në nxjerrjen e të lenduarve nga poshtë produkteve.

Më pas, policët dhe zjarrfikësit nisën një operacion për kërkimin e personave të tjerë që mund të kishin mbetur poshtë rafteve të rrëzuara.

Operacioni zgjati 11 orë dhe fatmirësisht nuk u gjetën të tjerë persona poshte rafteve.

Po hetohet për shkakun, por dyshohet se një nga makineritë që ngrenë mallra mund të ketë shkaktuar ngjarjen.

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here