Rama batuta për zinxhirët dhe dashurinë me shikim të parë, plas në të qeshura salla….

Kryeministri Edi Rama beri batuta dhe me kreun e Akademise se Shkencave, Skender Gjinushin te cilin e quajti profesori i cliruar nga zinxhiret e politikes.

Në fjalën e tij Rama ka folur dhe për marrëdhënien që ka pasur me këtë institucion, që sipas tij më në fund, falë Gjinushit, edhe vete Rama ka shpetuar nga alergjia me ASH.

“Të jam mirënjohës (i drejtohet Gjinushit) se në një kohë relativisht të shkurtër arrite të më shpëtosh dhe mua nga alergjia për Akademinë e Shkencave. Nuk është sekret që ASH dhe unë skemi patur një dashuri me shikim të parë, as me të dytë dhe as me të tretë.

Jam i bindur që ASH do ta gjeja po aty ku ishte në 2017-tën, akoma nuk është aty ku duhet të jetë, por tani të paktën është një institucion i zakonshëm.

Më në fund Akademia e Shkencave nuk është një karabina e zhveshur siç ndodhi nga reforma e 2008 ku çdo institucion u asgjesua dhe për ASH mbetën vetëm detyra honorifike. Merita padyshim i takon profesorit të çliruar më në fund nga politika.

Jam i lumtur që pjesë tjetër e botimeve të Akademisë së Shkencave nuk janë ribotime të viteve 70-80.

Për kaq shumë vite Akademia e Shkencave dhe Unversitetet jetuan të ndara, ka mbaruar koha kur titujt akademikë shpërndaheshin si dekorata presidennciale”, u shpreh Rama.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *