Rama ben deklaraten qe askush nuk e priste: “Ditën që mua shqiptarët nuk do të më votojnë më për të qenë kryeministër, do t’iu jap një…”

0
274

This post has already been read 267 times!

Edi Rama thotë prerë se nuk do të pranojë të bëjë një koalicion me bazë të gjerë pas zgjedhjeve me Lulzim Bashën.

Sipas Ramës zgjedhjet e ardhshme do të fitohen nga ana e socialistëve, dhe në rast se shqiptarët nuk e besojnë për një mandat të tretë në krye të qeverisë, ai do të largohej nga politika, me shumë mirënjohje për këto vite që ka qenë në krye të punëve të vendit.

“Ditën që mua shqiptarët nuk do të më votojnë më për të qenë kryeministër, do t’iu jap një përqafim të madh, dhe do tiu lë vendin të tjerëve. Do tiu shpreh të gjithëve mirënjohjen për mbështetjen që më kanë dhënë në gjithë këto kohë”, u shpreh Rama para gazetarëve.

Kreu i qeverisë tha sot se ai në çdo qark që do të vendoste veten në listë do të merrte më shumë vota, dhe se në fakt listat e hapura e bëjnë të padrejtë garën mes kandidatëve, e veçanërisht atyre që duan të hyjnë rishtaz në politikë.

Mes të tjerave kreu i qeverisë u shpreh se nesër në Kuvend do të kalojë ligji zgjedhor, pavarësisht pretendimeve kundër të PD-së dhe të LSI-së si dhe një pjese të opozitës parlamentare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here