Rama bën njoftimin e papritur që në mëngjes, ja çfarë ka ndodhur

0
14




Kryeministri Edi Rama me pamjet nga Spitali i Urgjencës dhe Patologjisë në Elbasan, i jep përgjigje kritikëve të sistemit shëndetësor dhe të menaxhimit të situatës së pandemisë.

Rama thotë se nëse pandemia do të kishte ndodhur vetëm 7 vite më parë, “a e imagjinoni dot se çfarë qameti do ishte bërë apo jo?”.

Ndërsa arsyen pse PS-së i duhet mandati i tretë qeverisës, Rama e shpjegon kështu: “Sot spitalet nuk kanë asnjë krahasim me dje, por unë jam i pari që e di se ky ndryshim fantastik i infrastrukturës nuk mjafton, sepse duhet ta kryejmë deri në fund edhe ndryshimin që kemi nisur këto vite në organizimin e bluzave të bardha, menaxhimin e tyre, cilësinë morale e jo vetëm profesionale të shërbimit, duke pastruar deri në fund abuzuesit e batakçinjtë nga radhët e atyre bluzave!”

POSTIMI I PLOTE

Po sikur të kishte sulmuar virusi para 7 vjetësh kur spitalet ishin deri edhe në këtë derexhe apo sikur largoqoftë edhe ne të kishim qenë si ata të para 7 vjetëve dhe të na kishte gjetur me ato farë spitalesh, a e imagjinoni dot se çfarë qameti do ishte bërë apo jo?

Ky është Spitali i Urgjencës dhe Patologjisë në Elbasan dhe besoj s’ka nevojë për koment, pavarësisht se kush nuk do të shikojë s’ka shans ta shohë ndryshimin (s’ka më qorr se ai që i ka sytë top, po mëndjen tapë!), por do të vazhdojë avazin se sot është më keq se dje!

Jo, sot spitalet nuk kanë asnjë krahasim me dje, por unë jam i pari që e di se ky ndryshim fantastik i infrastrukturës nuk mjafton, sepse duhet ta kryejmë deri në fund edhe ndryshimin që kemi nisur këto vite në organizimin e bluzave të bardha, menaxhimin e tyre, cilësinë morale e jo vetëm profesionale të shërbimit, duke pastruar deri në fund abuzuesit e batakçinjtë nga radhët e atyre bluzave!
Prandaj na duhet Mandati i Tretë🤝

150735893_10158563964566523_2837833241291711985_n150828397_10158563964706523_3248224184142025765_n150863048_10158563964596523_4600943312340958942_n150871466_10158563964746523_9010089919736722175_n151760648_10158563964521523_288794090097870893_n151876153_10158563964376523_8906196690735089226_n152085940_10158563964511523_677912300797504119_n





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here