Kryeministri Edi Rama u pyet sot lidhur me vendimin e DASH, që e shpalli Sali Berishën person “non grata” familjarisht.



Por duke folur per mediat nga qendra e vaskinimit në Tiranë, kreu i qeverisë u shpreh se fokusi i tij është i përqendruar te punët.



Kur gazetarët e pyetën “a keni një komente për vendimin e DASh për Berishën”, kreu i qeverisë tha: Jam i foksuar 100% të punët, nuk e kemi ndalur punën asnjë ditë gjatë fushatës dhe pas fushatës sepse nuk ka kohë për pushim. Jam shumë i vendosur që  të çelim një rrugë të re në aspektin e komunikimit publik. Për këtë arsye duhet të shmangim ato aspekte që e kanë kthyer jetën politike të vendit në një telenovelë rraskapitëse për vendin”



Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here