Kreu i qeverise Edi Rama i ftuar sot në Open, e ka nisur ndryshe emisionin, me një urim për drejtuesen e emisionit Eni Vasili.

Kjo e fundit është shtatzënë dhe pret të sjellë në jetë dy vajza binjake.

“1 prill, 8 vite më parë firmosej një koalicion i rëndësishëm që solli 1 milionë vota, sot jeni vetëm,” e nisi emisionin moderatorja.

Por Rama gjeti rastin për ta uruar Vasilin për pritjen e saj.

“Doja të të uroja për pritjen, të pata shumë zili kur mora vesh që ke 2, dhe akoma më shumë kur ke 2 vajza binjake. Kjo nuk është gënjeshtër e 1 prillit, dhe fakti që unë jam vetëm është gënjeshtër e 1 prillit se besoj se jam jo vetëm me partinë më të madhe të shqiptarëve por edhe me shumicën e shqiptarëve,” tha Rama.






Previous articleItali/ Rregullat e dekretit të ri, gjithcka qe duhet te dini





Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here