Rama i përgjigjet mjekut që u la në burg: Ne s’merremi me të djathtë e të majtë, por…

0
15




Kreu i qeverise, Edi Rama ka folur sot duke iu përgjigjur mjekut Edvin Prifti pasi ky i fundit deklaroi se arrestimi i tij ishte lapsus ose urdhër.

Rama siguron Priftin, të cilin e konsideron ‘’mjek liberal të djathtë’’ duke theksuar se nuk ka dallim me të djathtë e të majtë, por respektohet profesioni.

Ai thotë se lajmi i mirë është që ka filluar funksionimi i institucioneve të drejtësisë së re, teksa kërkon ditë për ditë denoncime pasi kjo është shina e dyte derisa të kryhet reforma në shëndetësi për autonominë e spitaleve.”Kush është kjo reforma më e thellë? Apo e thua se duhet thënë një gjë më e thellë? Lajmi i mirë është që ka shenja shumë inkurajuese të funksionimit të institucioneve të drejtësisë së re, dhe këtu i referohem atij mjekut liberal të djathtë që e paskam futur unë në burg, siç u shpreh fatkeqësisht.
Lajmi i mirë është se denoncimet funksionojnë, kështu që unë do isha i lumtur të shihja çdo ditë denoncime e jo llafe. Llafe që ndyjnë çdo bluzë të bardhë dhe bëjnë pis mjekë e infermierë heronj.
Jam i bindur që Tirja apo doktori në fjalë liberali i djathtë që ishte shef pavioni, që tregon që ne s’merremi me të djathtë e të majtë, por respektojmë profesionin. Mos ishin të vetmit, por të vihen para përgjegjësisë.Por si ndodh kjo? Kjo bëhet, njëra shinë që sistemi duhet të forcohet, dhe reforma që unë kam thënë është më e thellë sa ska, sepse ndryshon mënyrën e menaxhimit të fondeve dhe vlerësimit brenda spitaleve. Le të marrim Turqinë që e ka pasur problemin e tireve dhe këtyre shefave të pavionit problem shumë të madh. Turqia ka bërë një kapërcim epokal duke ndjekur të njëjtën rrugë që po bëjmë ne, sepse ne po mësojmë. Nuk mund të bësh reformë kur s’ke ilaçe, uniforma, batanije, banjo, ngrohje, kur s’ke spitale faktikisht. Duhet të bësh infrastrukturën, zinxhirët e shërbimit dhe pastaj kalon në fazën tjetër, jemi gati. Kjo bën që mjeku dhe infermieri në spitalin publik të jenë si në pronën e tyre, që do të thotë që të jenë maksimalisht të performojnë pa orar. Pasi si ndryshon menaxhimi financiar, paga sipas performancës ju rritet shumë. Pagat i kemi rritur jo pak, por s’mjaftojnë. Nga ana tjetër, mënyra si funksionon autonomia spitalore bën që edhe kontrolli mbi performancën të jetë e lartë. Shina tjetër është denoncimi. Qytetarët që janë të vënë para Tires, duhet të bëjnë një zgjedhje të qartë e drejtë. Në vend se të shkojnë pas Tires, e kanë kontaktin deri në nivelin më të lartë për të vënë alarmin, nga unë ministrja, drejtori i spitalit, tek policia, prokuroria apo media. Tek mediat investigative apo jo investigative. E sigurt që numrin tuaj e gjejnë. Cilido do marrë një mesazh të tillë do vihet në lëvizje vetvetiu. Kështu krijohet ambienti mbytës për këto monstrash. Reforma dhe sistemi është ajo që unë besoj. Shina tjetër është e pazëvendësueshme.
Janë dy lajme fantastike, Tiret kanë ekzistuar gjithmonë. Në këtë aspekt të veprojë. Jam besimplotë se rruga është e duhura. Beteja nuk mbaron kaq kollaj.”- tha Rama.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here