Categories: Uncategorized

Rama jep lajmin e rritjes së pagave për mësuesit: Ja sa do përfitojnë!

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur sot se pagat e bluzave të bardha do të rriten me 40 për qind.

Gjatë konferencës për çështjet e ekonomisë, kreu i qeverisë ka theksuar se edhe arsimtarët do të përfitojnë rritje të nivelit të pagesës.

Për mësuesit në të gjithë vendin paga e tyre do të shtohet me 15 për qind.

“ Ju bëj me dije se pagat për bluzat e bardha do rriten me 40%, kurse pagat për arsimtarët do rriten me 15%.

Dy mandate qeverisëse tonat është thuajse dy-fish fondi i pagave në sektorin publik, edhe pse numri i punonjësve është pak më i vogël seç ishte.

Ata që ngatërrojnë pagesat me taksat, ata që duhet të ngatërrojnë për konsumin e energjisë dhe ujit me taksat, por edhe për ata që insistojnë jashtë realitetit dhe fakteve se ne kemi rritur taksat, kursimi nga taksimi i ndershëm është 21 milion dollarë në vit dhe 166 milion dollarë, të cilët ata ja u merrnin njerëzve dhe ne ua lamë njerëzve në arkën e familjeve të tyre vetëm nga kursimi i taksës famëkeqe të sheshtë që ne e shembëm dhe ne kthyem në taksë të ndershme, kush fiton me pak paguan me pak dhe kush fiton më shumë paguan më shumë.

Dhe ata duan ta rikthejnë që infermierët dhe arsimtarët punonjësit e shtetit me një pagë mesatare të paguajnë më shumë sesa ‘oligarkët’ e këtij vendi”- tha Rama.

/RDA News

rdadmin

Recent Posts

Surprizë/ Almeda Abazi dhe Tolgahan do të bëhen prindër për herë të dytë

Almeda Abazi është komentuar gjithmonë për thjeshtësinë e saj, jo vetëm në mediat shqiptare, por…

3 days ago

“Ndërsa shtrëngoja fëmijën tim të parë, humba të dytin”/ Meghan Markle zbulon çfarë i ndodhi në korrik

Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka zbuluar se ka humbur një foshnjë në muajin korrik.…

3 days ago

Humbi dy vëllezërit nga Covid-19, pedagogu: Nuk prisnim që kolla t’i merrte jetën, u bllokua informacioni!

Afrim Osmani është pedagogu shqiptar, i cili humbi brenda pak orësh dy vëllezërit e tij.…

3 days ago

“Oj lavire, kam me…”/ Djali i deputetit shqiptar që kërcënonte të dashurën e të atit, merr postin e rëndësishëm

Flakron Shala, djali i deputetit Haxhi Shala, i cili është emëruar Konsull i Përgjithshëm në…

3 days ago

I prekur nga Covid-19, trajneri i Kukësit dërgohet me urgjencë në Turqi

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega është dërguar me urgjencë në Turqi për kurim të specializuar…

3 days ago

Nuk ndalet koronavirusi, humb jetën një tjetër mjek

DIBER Një tjetër mjek nuk ka mundur ta fitojë betejën me COVID-19. Ka ndërruar jetë…

3 days ago