Rama lajmëron festën nga sheshi Skënderbej, zbulohet lëvizja e Lulzim Bashës, takoi për 60 minuta…


Teksa procesi i numërimit po shkon drejt fundit dhe pritet që në orët në vijim të shpallet edhe rezultati nga KKQZ, në orën 18:00 Rama ka lajmëruar nje feste te fituesve ne keto zgjedhje.

Por ndërsa Rama ka njoftuar mbajtjen e një mitingu në sheshin  ‘Skënderbej’, në selinë blu duket se ka rënë heshtja. Edhe pse PD ka një rritje të ndjeshme në raport me vitin 2017, në këto zgjedhje së bashku me LSI-në nuk kanë mundësi që të marrin shumicën.

Burime bëjnë me dije se Lulzim Basha ka shkuar në selinë blu që në orën 09:00, nga ku po ndjek procesin e numërimit të votave në qarqet e mbetura.

Mëngjesin e sotëm në zyrën e Bashës ka shkuar edhe koordinatori i Posaçëm Politik Eduart Halimi, me të cilin ka zhvilluar një takim rreth 60 minuta.

Basha pritet të dalë në një konferencë për mediat pasi të shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve.

Nuk dihet nëse ai do të komunikojë dorëheqjen e tij nga posti i kreut të PD-së, apo do të vazhdojë të qëndrojë në krye të demokratëve, dhe do të nisë një proces reformimi i brendshëm.


Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *