Rama me të moshuarit në Shkodër, takon gruan që kishte frikë nga vaksina dhe bën batuta: Të thanë që…

0
20




Të moshuarit në Azilin e Shkodrës moren sot dozen e pare te vakzines Pfizer. Rama t akoi edhe një zonjë e cila kishte qenë skeptike deri në momentin e fundit dhe e frikësuar për të bërë vaksinën, por sot tha se ishte bindur.

“Kemi edhe këtë zonjën që dje e kemi diskutuar që nuk kishte shumë besim, sot erdhi”, i tha Silva Bino, Ramës.

Rama: S’kishe besim? Po normal.

Zonja: Po me tërë ato defekte që kam unë, kisha frikë.

Ndërsa nuk kanë munguar as batutat e shefit të Qeverisë me të moshuarit.

“Të kanë thënë që do vij unë e je vesh si për nuse”- i tha kryeministri një gruaje pasi mori vaksinën.

“Kemi ardhur t’ju bëjmë vaksinën që të shpëtoni nga ky siklet, mbaroni sot”, iu drejtua Rama të moshuarve në ikje.

 





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here