Rama në Korçë: Do ndërtojmë resortin e parë të skive në Nikolicë

0
11






Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka vizituar qytetin e Korçës, ku ka prezantuaqr kandidatët dhe është takuar me qytetarët.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se kanë nisur diskutimet me kompaninë që po ndërton portin turistik të Durrësit për të ndërtuar edhe resortine parë turistik të skive në Nikolicë.

“Korça e ka fituar statusin e një destinacioni turistik në Shqipëri dhe për të gjithë ata turistë që vijnë duke u shtuar, duke zgjeruar edhe hapësirën kohore të turizmit që nuk do të jetë vetëm turizëm veror, por ka filluar të shtrihet përtej kufijve të ngushtë të verës, Korça do të jetë me siguri një destinacion ku më shumë duhet të vijnë.

Nuk e di a e ka ndarë me ju Niko, por me kompaninë që ndërton portin turistik të Durrësit, kemi nisur diskutimin për pikën turistike të Nikolicës për të ndërtuar rezortin e parë të skive. Kemi filluar të ndajmë të dhënat e para të studimit, por shpejt do të rikthehemi për të demonstruar një projekt që do të jetë hapja e një kapitulli tjetër për turizmin në Shqipëri. Korça është zgjedhja e parë për të hapur këtë kapitull tjetër”, tha Rama.

.






LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here