Kryesocialisti Edi Rama e nisi ketë javë të fushatës elektorale me një seri takimesh në qytetin e Pogradecit, nga ku pa procesin e vaksinimit, rikualifikimin urban të gjithë zonës buzë liqenit, bashkëbisedoi me një grup të rinjsh që votojnë për herë të parë.

Ndërsa, në Leshnicë u takua me vreshtarët përfitues nga skemat e AZHBR-së. Nga Këndi i Fjalës, Edi Rama tha se Korca është pionere e transformimit urban që shërbeu si model për të nxjerrë shumë qytete nga errësira. Ambicia socialistëve në mandatin e tretë që po kërkojnë, nuk ndalet tek rilindja urbane.

“Ta bëjmë Shqipërinë kampione të turizmi, agro turizmit dhe eksporteve. Është e mundur ka hyrë në fazën e realizimit”.

Për herë të parë Rama tregoi se kush do ta ndërtojë resortin turistik në Nikolicë.

“Pikën turistike të Nikolicës me kompaninë që po ndërton portin e Durrësit”.

Të votosh PD theksoi Edi Rama është ti vesh taksë vetes.

“ Taksa Fleta e votimit autorizim është kontratë pune Programi ynë karakteri ynë, ne nuk i ndahemi deri në fund. Programi ynë puna. Ne nuk flemë gjumë”.

.






Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here