Rama në Pogradec: Këtë javë sigurojmë vaksina të tjera

0
9






Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Pogradeci se brenda kësaj jave pritet të vijnë të tjera doza vaksinash kundër COVID-19. Rama vijoi gjithashtu t’i konsiderojë “të papërgjegjshme” mitingjet e Partisë Demokratike në fushatë.

Nga Pogradeci, ku ishte i pranishëm me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Rama u shpreh se me dozat e tjera që pritet të vijnë brenda kësaj jave “jepet mundësia që të vijohet me vaksinimin masiv”.

“Këtë javë vijnë sasi të tjera të konsiderueshme vaksinash, që japin mundësi të vazhdojmë të vaksinojmë masivisht. Dhe po ashtu duke garantuar që sapo vjen afati i dozës së dytë vaksinat janë në dispozicion. Besoj që po këtë javë do të kemi edhe një lajm tjetër, për një tjetër dozë të konsiderueshme vaksinash të tjera,” – bëri me dije Rama.

Gjatë prononcimit për mediat Rama komentoi dhe organizimet e opozitës në fushatë elektorale duke i konsideruar ato me qasje jo të duhur për situatën ku ndodhet vendi. Ai theksoi se kritikat e tij “nuk janë shprehje xhelozie për turma”.

“S’ka diskutim […] një parti si e jona mund të mbledhë njerëz masivisht, por kjo është papërgjegjshmëri në kushtet kur vërtetë vaksinimi është një armë fatale për armikun e padukshëm, por nëse nuk shoqërohet me distancimin dhe paralelisht nuk bëjmë të dyja bashkë, vështirësojmë punën tonë,” – tha Rama duke kujtuar si shembuj rastet me viktima të vendeve të tjera pas fushatave elektorale.

.






LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here