Ilir Meta e ka quajtur shashkë deklaratën e kryeministrit që paralajmëroi shkarkimin e kreut të shtetit nga parlamenti aktual.

“Asnjë përgjigje për shashkat të cilat duan të largojnë vëmendjen nga mbi 83 mijë vota të pavlefshme që janë atje dhe që me pamje filmike duhet parë si janë bërë të pavlefshme se s’ka statistikë në botë të shikojë këtë rekord pavlefshmërie.

E dini që diferenca është jashtezakonisht e ngushtë. Mund të lëvizin shumë mandate këtu në gjithë këto qarqe.

Ne duhet të mbajmë vëmendjen këtu, po të ishte për këtë hisrori kishte ikur 100 herë presidenti, po ju e dini që e mbajë fjalën. Në 24 korrik 2022 këtu do e bëjmë konferenfën e fundit së bashku.

Nga ky moment të kenë shumë kujdes as një kuti mos ndërrrohet e asnjë përpjekje për të mbuluar cdo lloj krimi që ka ndodhur atje të mos mbulohet“.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here