Kryeministri Edi Rama ka folur në emisionin “Opinion” për rezultatin e zgjedhjeve të së dielës.

Rama tha se që nga viti 2005, PS ka pasur rritje të votave, ndërsa parashikoi dhe një mandat të katërt për PS.

“Që nga viti 2005 vetëm po rritemi, në 2009 humbëm për shkak të formulës së koalicionit.Në zgjedhjet e tjetra PS do të jetë mbi 850 mijë vota. Nuk e vendo unë sa do marr, ajnë objektiva bazuar në analiza. Është shkencë kjo.”-tha Rama.

Kryeministri ka mohuar çdo akuzë të ngritur nga partitë opozitare për blerje apo manipulime të votës.

“Këto janë broçkulla. Partitë që kanë humbur, është PD dhe LSI që flasin përçart. Nëse do të shohim edhe në sondazhet që janë bërë publike ka përputhshmëri mes sondazheve dhe rezultatit. Kush të akuzon për diçka që s’e ke bërë, ose e ka bërë vetë ose do ta bënte në vendin tënd”, u shpreh ai. Në përforcim të argumentit të tij, Rama solli në vëmendje votimin në burgje.

“Është hera e parë në vendin tonë që opozita fiton në burgje të caktuara, ose në të gjitha burgjet ka rezultat normal. Deri në 2017 kuyr burgjet amdinistroheshin nga LSI, rezultatet janë me zero. Dhe kur në burgje nuk është përdorur fuqia e pushtetit imagjino sa mund të jetë pëdorur jashtë”, pohoi Kryeministri.

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here