Rama: Për pak ditë, aeroporti i Kukësit hap dyert për uljen e parë. Do sjell çunat nga Londra

0
6






Kryeministri Edi Rama vijon me turin e takimeve në qytetet e Shqipërisë në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prilit.

Në takimin e tij në qytetin e Korçës ka folur për aeroportin e Kukësit duke thënë se për pak ditë do të bëhet ulja e parë e avionit të Air Albanias. Me nota ironie, Rama u shpreh se janë përzgjedhur çunat e Kukësit për të ardhur nga Londra në bazë të numrit të sharjeve dhe përqeshjeve.

Rama: Aeroporti i Kukësit për pak ditë do të hapë dyert për uljen e parë të Air Albanias me cunat e Kukësit që vijnë nga Londra të seleksionuar në bazë të numrit të sharjeve dhe përqeshjeve që më kanë bërë mua kur thoja që do bëjmë aeroport në Kukës.

Aeroporti i Vlorës është në fazën e nënshkrimit të kontratës. Pas daljes së fituesit, do të lançojmë garën për aeroportin e Sarandës. Ndërkohë që në aeroportin e Tiranës fillon investimi për terminalin e ri dhe për zgjatjen e pistës për të garantuar dhe fluturimet transoqeanike duke nisur nga fluturimet me Amerikën.

.






LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here