Edi Rama deklaroi se nuk do të ketë asnjë kufizim për turistët që duan të vijnë të kalojnë pushimet në Shqipëri.

Kryeministri u shpreh se vendi ynë ndodhet në nje situatë të mirë sa i takon vaksinimit, pasi është arritur brenda afatit vaksinimi i 500 mijë qytetarëve. Rama deklaroi se objektivi është që tani të vaksinohen 1 milion qytetarë.

“Shqipëria nuk do të vendosë asnjë kusht dhe asnjë pengesë për ata që duan të vijnë në Shqipëri për një sezon turistik që siç e kam thënë edhe më parë duhet të jetë një sezon shumë më i lehtë se i shkuari dhe me shumë kënaqësi po ndjek të gjithë procesin e prenotimeve dhe kërkesave që rriten vazhdimisht nga vendet e tjera për të ardhur dhe kaluar pushimet në Shqipëri.

Ne sot jemi në një pozicion të admirueshëm për nga pikëpamja epidemiologjike dhe e vaksinimit. Realizuam objektivin e vaksinimit.

Tani objektivi është 1 mln. Puna vazhdon në mënyrë që Shqipëria të buzëqeshë nga ky makth i gjatë. Kapaciteti që ka të bëje me turizmin të përdoret sa më shumë këtë vit dhe totalisht vitin e ardhshëm”, tha kryeministri.

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here