Kreu i qeverisë Edi Rama ironizoi kundërshtarët e tij politikë gjatë takimit me mbështetës të PS në Gjirokastër.

Rama deklaroi se ka takuar një fallxhore, sipas të cilës LSI dhe PD formojnë bashkë numrin e djallit, që njëjtë si derri maç në çfarëdo ane ta kthesh ka të njëjtën pamje.

Rama tha se pas kësaj karte fshihen Sali Berisha dhe Ilir Meta. Ai u bëri thirrje socialistëve të jenë prezent në takimet e tij nëpër Shqipëri, jo fizikisht por përmes FB për të dëgjuar simbolikën e PD dhe LSI.

“Takova një fallxhore dhe pas emisionit më tha çfarë bën që I thua Lulit ndahu. SI të ndahet Luli. Jua ke parë numrat ti tha. Dhe më dha letrat. Tha po ça numri është ky. 6? Jo tha është 9. A. Po ky? 6. Dhe prandaj tha unë të kuptoj se edhe ti nuk ke faj. Të kuptoj. Prandaj tha edhe ngaqë nuk i ka dhënë dum kësaj pune njerëzim ka rënë dakord që ky është numri i djallit, 69.

More 69 të mori djalli dhe të çoi në djall. I thashë dëgjoi prit se nuk ka mbaruar. Tani unë jam i bindur nuk e diskutoj fare. Unë ju dua kaq shumë juve se ju i bini shkurt. Ju I këpusni 12 dhe nuk merreni me këto punë. I thashë po mirë më dakord, e bukur si lojë fjalësh. Tha nuk është as 6 as 9, janë ata dy. Derri maç, njëri me kokë poshtë tjetri me kokë lart.

Ja e kthejmë kështu Iliri poshtë, Saliu lart, kthejeni nga të doni. Kush voton 6 dhe 9 derrin maç ka. Të gjithë atyre që po na ndjekin nga i gjithë qarku i bëj thirrje socialistëve të jenë prezent në takime përmes FB. Duke filluar nga ato të Shkodrës, derrin maç do keni po nuk votuat PS. Ata që do votojnë për premtimet e Lulit pas zgjedhjeve, derrin maç do kenë. I them biznesmenëve, doni taksën zero apo derrin maç”, tha Rama.

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here