Rama “thyhet” në një tjetër qark të rëndësishëm, deputetët problematikë të tij ia marrin “në kthesë” – Korrieri.net


Kur janë numëruar 64 kuti nga 481 që janë në total, surprizat nuk mungojnë nga kandidatët më të votuar në qarkun e Durrësit.

Jurgis Çyrbja dhe Rrahman Rraja deri më tani rezultojnë më të votuarit ndër socialistët, madje shumë vota përpara edhe sesa kryeministri Rama.

Çyrbja regjistron 1248 vota dhe është më i votuari deri më tani, i pasuar nga Rraja me 1204 vota.

Ata pasohen nga Edi Rama me 1114 vota.

Po ndërsa votat e Çyrbjes dhe Rrajës pak a shumë priteshin, pasi vetë Rama pati deklaruar se i kandidoi sërish ngaqë mbledhin vota në komunitet, suprizat më të mëdha i rezervon kampi demokrat.

Deri tani, më të votuarat rezultojnë dy kandidate femra, Manjola Luku me 1708 vota dhe Andia Ulliri me 1607. Ato kanë lënë shumë prapa kolegët e tyre meshkuj. I treti në listën e kandidatëve më të votuar të PD për qarkun Durrës është kryedemokrati i Shijakut Rezeart Tusha me 1558 vota.

Po ndërsa në listën e socialistëve, të gjithë kandidatët më të votuar janë brenda listës fituese, e kundërta ndodh me listën e demokratëve.

Rezeart Tusha dhe Manjola Luku, të renditur respektivisht në vendin e 8-të dhe të 9-të në listë, mbetën pa mandate, pasi PD siguroi vetëm 6 mandate në qarkun Durrës.

Është ende herët për të folur për thyerje të herësit në Durrës dhe spostimin e kandidatëve fitues në listën e jo fituesve, por orët në vazhdim mund të rezervojnë surpriza.


Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *