Ndërsa numërimi i votave po vijon në Tiranë dhe Durrës, kur duket qartë se PS ka fituar zgjedhjet, ish-kryeministri Sali Berisha ashtu si kryetari i PD Lulzim Basha kanë vendosur ta presin në heshtje rezultatin.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Berisha është ndalur te stërvitja ushtarake e NATO-s ku merr pjesë ushtria e SHBA dhe 25 vendeve të tjera, anëtare te NATO-s.

“Fillon ne Shqiperie stervitja ushtarake e NATO-s “Defender Europe 21”. Miq, ne Shqiperi ka filluar stervitja e madhe dhe e rendesishme e Aleances se Atllantikut te Veriut me pjesmarrje te rendesishme te ushtrise se SHBA dhe 25 vendeve tjera anetare te NATO-s.

Me kete rast le te pershendesim Aleancen e Atllantikut te Veriut dhe tju urojme nga zemra mire se ardhjen ne Shqiperi dhe suksese ne kete stervitje ushtareve dhe komandanteve te saj. Sb”, shkruan Berisha.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here