Ebru Sahin po bëhet çdo ditë e më shumë një ndër aktoret më të pëlqyera nga kinematografia turke.
Është roli i ‘Rejanit’ në serialin ‘Hercai’ ai që po e bën tejet të njohur si në publikun turk ashtu edhe në atë të huaj.
Ebru është shumë e përfolur për jetën private sidomos për lidhjet e saj.
Dhe së fundi, mediat turke flasin për një lidhje serioze të saj me aktorin shumë të njohur turk Tolga Saritas.
“Rejan” është historia e një përralle dashurie që nisi nga urretja. Mirani, sipërmarrësi i njohur nga Stambolli, rikthehet në vendlindje për të mbyllur një hakmarrje 27-vjeçare. Por mendja e djaloshit do të turbullohet nga bukuria e Rejan dhe ngjyrat e orientit. Nën doket dhe rregullat e një shoqërie që nuk po del dot nga errësira e ligjeve të gjakmarrjes, dy familje do të përballen egërsisht dhe një dashuri me shikim të parë do të tronditet dhe do të vihet në provë. A do të arrijë dashuria të dalë mbi hakmarrjen e urrejtjen?
.