RENEA aksion në Peqin/ Mbante të izoluar dhe keqtrajtonte një person, arrestohet autori

Forcat RENEA kanë mundur të arrestojnë shtetasin Seit Manhasa, i cili akuzohet për pengmarrje dhe keqtrajtim të një qytetari ende të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi biznesit e personit të dhunuar në aksin Elbasan-Peqin. Ka qenë pikërisht i dhunuari i cili ka bërë kallëzim në policinë e Elbasanit ku më pas edhe është organizuar puna për kapjen e Seit Manahasas.

Menhasa nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi për disa javë ai u mbajt në qeli si i dyshuar për bashkëpunëtor në vrasjen e Emiliano Ramazanit, por kjo akuzë ra. Megjithatë ato u lanë të lirë  dhe çështja ndaj tyre u pushua.

Sa i përket ngjarjes së sotme, nuk janë të qarta ende shkaqet apo rrethanat, si dhe policia, nuk e ka bërë të ditur identitetin e personit të dhunuar.

Seit Manhasa

.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *