Reperi Bala sjell këngën që i duhej kësaj vere, e do na bëjë të gjithëve të kërcejmë

Chris Bala është një nga reperët më të rinj i cili është bashkuar skenës së muzikës. Që pas publikimit të këngës së tij “Bebe” në maj të 2018-ës, dalloi për stilin e tij. Ndërkohë që projekti i fundit i tij është lançuar një vit më parë, “Mama”, i riu i talentuar kishte paralajmëruar sot një surprizë. Bala u rikthye fuqishëm me një këngë të re me videoklip. “Dance” titullohet projekti i ri që i duhet kësaj vere. Ashtu siç edhe ai lajmëroi në rrjete sociale, kënga u publikua në 18:00 dhe na ka bërë të gjithëve të kërcejmë nën ritmet e saj.

Në videpklipin e këngës, Bala shfaqet rreth vajzave simpatike dhe nga look-u na kujton pak reperat amerikanë. Mund të themi që artistin e ri e pret një e ardhme e shkëlqyer në tregun muzikor pasi produksioni “Key Management” ka plane te mëdha për të. Përveç talentit, projektet e tij kanë “goditur” gjithmonë dhe duket se rruga drejt suksesit ka nisur tashmë.

/News31

.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *