Reshjet e forta të dëborës kanë bllokuar një autobus me rreth 40 pasagjerë në aksin Milot-Lezhë. Sipas dëshmive, në gjenden të mitur dhe të moshuar, që të paktën prej tre orësh luftojnë me acarin e këtyre orëve.

Pasagjerët denoncojnë faktin se kanë alarmuar forcat e rendit, por që deri më tani nuk kanë parë asnjë ndihmë konkrete, dhe tani kërkojnë ndihmën e mediave.

Vendi është përfshirë nga një valë reshjesh dëbore që ka vështirësuar së tepërmi qarkullimin e shumë akseve rrugore, jo vetëm në veri.

.





Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here