Categories: Uncategorized

Reshjet gjatë natës vetëm fillimi i motit të keq, na presin rrebeshe të mëdha shiu

Dje reshjet e forta të shiut janë vetëm fillimi i përkeqësimit të motit. Reshjet e shiut pritet të jenë më të forta gjatë ditës së diel dhe të hënën. Gjatë ditës së sotme sasia më e madhe e shiut ka rënë në Shkodër, 40 milimetra ndërsa në Tiranë kanë qenë 32. Më pak reshje ka pasur në Pogradec edhe në Korçë.

Ndërkohë sinoptikanët kanë bërë një parashikim 5 ditor të reshjeve të shiut. Sipas këtij parashikimi në Shkodër do të bien 160 milimetra shi, në punë 150, në Tropojë 140, në Lezhë 130, ndërsa në Tiranë sasia e shiut që pritet të bjerë është sërish e madhe, 120 milimetra shi, po kaq pritet të bjerë edhe në Sarandë e Gjirokastër. 100 milimetra do të bjerë në Durrës dhe në peshkopi ndërsa më pak reshje do të bien në Vlorë, Fier dhe Berat me nga 90 deri në 80 milimetra shi. Kjo është një sasi shumë e madhe uji që do shkarkohet brenda një kohe të shkurtër dhe do të rrisë së tepërmi nivelin e lumenjve dhe të përrenjve.

Konkretisht më së shumti rrezikohet që të shkaktohen problem në Shkodër për shkak se reshjet janë parashikuar të jenë 160 milimetra ose 160 litra për m2. Kështu në Shkodër rrezikon të dalë nga shtrati lumi Buna.

Ndërkohë lumenjtë e tjerë që pritet të sjellin problematika si pasojë e reshjeve janë: Buna, Fan, Mat, Drini i Zi, Shkumbini, Erzeni dhe lumi Drino.

Ndërkohë era sot do jetë problematike kryesisht në detin Jon ku shpejtësia mbetet rreth 65 km/h ndërsa nesër pasdite do ketë një tjetër forcim të erës në det dhe territor, duke arritur shpejtësi deri 75 km/h ndërsa dallgëzimi ne det ngjitet ne 6 ballë.

Reshjet mbeten prezente thuajse në gjithë vendin në formë rrebeshi.

/RDA News

rdadmin

Recent Posts

Surprizë/ Almeda Abazi dhe Tolgahan do të bëhen prindër për herë të dytë

Almeda Abazi është komentuar gjithmonë për thjeshtësinë e saj, jo vetëm në mediat shqiptare, por…

12 hours ago

“Ndërsa shtrëngoja fëmijën tim të parë, humba të dytin”/ Meghan Markle zbulon çfarë i ndodhi në korrik

Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka zbuluar se ka humbur një foshnjë në muajin korrik.…

12 hours ago

Humbi dy vëllezërit nga Covid-19, pedagogu: Nuk prisnim që kolla t’i merrte jetën, u bllokua informacioni!

Afrim Osmani është pedagogu shqiptar, i cili humbi brenda pak orësh dy vëllezërit e tij.…

12 hours ago

“Oj lavire, kam me…”/ Djali i deputetit shqiptar që kërcënonte të dashurën e të atit, merr postin e rëndësishëm

Flakron Shala, djali i deputetit Haxhi Shala, i cili është emëruar Konsull i Përgjithshëm në…

12 hours ago

I prekur nga Covid-19, trajneri i Kukësit dërgohet me urgjencë në Turqi

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega është dërguar me urgjencë në Turqi për kurim të specializuar…

12 hours ago

Nuk ndalet koronavirusi, humb jetën një tjetër mjek

DIBER Një tjetër mjek nuk ka mundur ta fitojë betejën me COVID-19. Ka ndërruar jetë…

24 hours ago