Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha publikojnë datën, ja çfarë i ndodh çiftit për pak ditë –





Pas kaq vitesh njohje, Rezarta Shkurta dhe bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha, do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

Lajmin e bukur e bëri të ditur këngëtarja përmes një Instastory.

Ajo ndau me të gjithë ndjekësit e saj një foto në të cilën shiheshin disa pako të bardha të paketuara me fjongo ngjyrë rozë.

Krahas imazhit, Rezarta shkroi “12 korrik 2021. Dita jonë. Rezarta dhe Ermal”, duke zbuluar se pas dy ditësh do të mbahet edhe ceremonia e tyre martesore.

Çifti së bashku ka edhe një vajzë të quajtur, Hera.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *