Rezultat i punës së palodhur gjatë viteve të diplomacisë shqiptare! –




Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ka reaguar pasi Shqipëria u zgjodh si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Në një postim në Twitter Bushati e cilëson këtë hap një përgjegjesi serioze si nga ana politike, ashtu edhe morale. Ndër të tjera, Bushati shkruan se është rezultat i punës së palodhur gjatë viteve të diplomacisë shqiptare.

“Ulja në Këshillin e Sigurimit është një përgjegjësi serioze, politikisht dhe moralisht. Që nga anëtarësimi në 1955, Shqipëria u zgjodh sot për herë të parë në Këshillin e Sigurimit. Ky është një rezultat i punës së palodhur gjatë gjithë viteve të diplomacisë shqiptare!”, shkruan Ditmir Bushati.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *