Rezultati i zgjedhjeve në Shqipëri, reagon DASH : Respektoni rezultatin, do vazhdojmë partneritetin e ngushtë me kryeministrin Rama





Departamenti Amerikan i Shtetit reagon për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, që nxorën fituese sërish Partinë Socialiste, të drejtuar nga Edi Rama.

Zëdhënësi i DASH, Ned Prince, shkruan në “Twitter” se SHBA do të vazhdojë partneritetin e ngushtë me kryeministrin Edi Rama, ndërsa thekson se respektimi i rezultatit të zgjedhjeve forcon demokracinë në Shqipëri.

“SHBA uron popullin e Shqipërisë për zgjedhjet e fundit. Do të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me kryeministrin Rama dhe vlerësojmë fushatën e fortë të opozitës. Respektimi i rezultatit të zgjedhjeve legjitime forcon demokracinë e Shqipërisë”, shkruan ai.






Previous articleEmrat e 140 deputetëve fitues te deritanishëm në listat e sigurta, dhe kush do të arrijë të thyejë herësin



Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *