Riatdhesimi, Rama takon 4 fëmijët që pritet të kthehen nesër në shtëpi


Kryeministri Edi Rama është takuar me fëmijët e kampit i Al Hawl, të cilët do të riatdhesohen. Rama i shoqëruar nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka treguar se është mjaft i lehtësuar, teksa e cilëson operacionin të komplikuar.

“Jam i lehtësuar, sepse ishte një operacion i kompikuar. Më vjen shuëm mirë”, ka thënë kryeministri Rama.

Rama ka sqaruar se është ngritur një rrjet i nevojshëm për t’i trajtuar të miturit, ndërkohë që shton se ky është një hap për në fazën tjetër drejt shpëtimit edhe të të tjerëve. Gjithashtu ai ka bërë me dije se nuk kanë mundur të komunikojnë me Eva Dumanin, motrën e Endri Dumanit që po kthehet në Shqipëri.

“Nesër paradite pasi të falenderojmë të gjithë ata që na kanë ndihmuar dhe nesër bashkë do të kthehemi në Tiranë. Kemi ngritur të gjithë rrjetin e nevojshëm për ti trajtuar. E ëma e fëmijëve është e pamundur. Ky operacion I hap rrugën fazës tjetër. Jan marrë të gjithë të dhënat e fëmijëve të tjerë që janë në kamp dhe presin sinjalin e fundit që është më i vështiri për t’u rikthyer. Dje nuk ka qenë e mundur kontakti me Evën, është mirë por janë pak të komplikuara informacionet”, shton Rama.

I pyetur se kur do të fillojë faza e dytë e këtij procesi, me qëllim kthimin e të tjerëve në shtëpi, kreu i qeverisë u shpreh:  “Pjesa më e vështirë është ajo për të nxjerrë pengjet, po ashtu është që nuk mund të flasësh, informosh, sepse konfidencialiteti është baza në këtë proces. Nuk është një ndërveprim me një faktor por me shumë. Më vjen mirë të them se ne nuk kemi qenë në gjumë, tani unë nuk mund të flasë për më shumë. Edhe për këta fëmijë deri në momentin e fundit kemi qenë më zemër të ngrirë, ka pasur dy-tre momente te vështira në këtë operacion”.

The post Riatdhesimi, Rama takon 4 fëmijët që pritet të kthehen nesër në shtëpi appeared first on Roba Da Albanesi.