Rikthehen momentet e vështira për Shqipërinë, regjistrohet numër rekord të infektuarish me koronavirus

0
25

This post has already been read 20 times!

Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 157 të infektuar me Covid-19. Një paciente e infektuar nuk e ka fituar dot betejën me koronavirusin.

4 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, shkon në 6 numri i të prekurve  – A2 CNN

Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik tha se janë kryer mbi 1 mijë testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 157 qytetarë.

Sot është shënuar gjithashtu një numër rekord të shëruarish. Janë shëruar 230 qytetarë duke e çuar në mbi 8 mijë numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë

75 raste në Tiranë, 10 në Korçë, nga 9 raste në Durrës, Berat, nga 6 raste në Fier, Gjirokastër, 5 në Vlorë, 4 në Kuçovë, nga 3 raste në Shkodër, Elbasan, Kavajë, Lushnje, Mirditë, Divjakë, nga 2 raste në Tropojë, Kamëz, Mat, Maliq, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Malësi e Madhe, Prrenjas, Bulqizë, Gramsh, Patos.

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here