Rikthehet dëbora në juglindje, nisin problemet me rrugët dhe energjinë

0
14











Reshjet e deborës kanë përfshirë të gjithë juglindjen e vendit duke sjellë edhe problemet e para kryesisht në zonat malore dhe ato rurale. Prefekti i qarkut të Korçës ka bërë me dije se në aksin nacional Qafë Thanë- Kapshticë kalimi kryhet normalisht.

Ndërsa në akset Korçë- Dardhë, Korçë-Voskopojë si dhe Qafë Qari-Erseke-Leskovik është e këshillueshme përdorimi i zinxhirëve. Nga reshjet e dëborës janë krijuar probleme në qakullim në zonat malore por edhe ato të fushës së Korçës dhe fushës së Maliqit. Burime zyrtare thanë se gjatë ditës së sotme ka pasur probleme me energjinë elektrike në shumë fshatra malore të njësive administrative të Kolonjës, Korçës, Devollit edhe Pogradecit.

Të njëjtat burime thanë se grupe të punës të OSHEE janë në terren për të rikthyer energjinë elektrike. Nga ana tjetër Ndërmarrjet e Sherbimeve Publike të bashkive të qarkut po punojnë për normalizimin e qarkullimit të mjeteve në fshatrat e fushës se Korçës edhe të Maliqit. Për të mbajtur nën kontroll situatën e krijuar në rrugët nacionale janë në gadishmëri 32 mjete borë pastruese dhe fadroma.

Sipas prefektit Dhori Spirollari firmat nën kontraktore kanë të siguruar sasinë e nevojshme të kripës dhe granileve. Zyrtarisht institucioni i prefektit ju kërkon drejtuesve të mjeteve të cilët do të kalojnë fundjavën në juglindje të jenë të pajisur më zinxhirë.

.










LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here