Rinisin fluturimet në Rinas, pasagjerja: Kam që të martën që nuk di se kur do udhëtoj

0
9






Ditën e sotme kanë rifilluar fluturimet në Rinas, por ka ende pasagjerë që nuk kanë asnjë informacion në lidhje me udhëtimin e tyre.

Gazetarja Kristi Gongo ishte në lidhje live nga Rinasi me “Breaking” në Top News, ku u shpreh se kanë nisur fluturimet që në orën 9 të mëngjesit.

Gazetarja shtoi se ai i Stambollit dhe Frankfurtit janë shtyrë për një moment të dytë, pasi ishin të parashikuar që të nisin herët në mëngjes.

“Ka pasur ende qytetarë që janë të paqartë për oraret”, tha Gongo, e cila intervistoi një pasagjere nga Kavaja, e cila kishte që të martën që nuk kishte asnjë informacion se kur do të mund të fluturonte drejt Italisë.

“Kam që të martën që nuk kam asnjë informacion. Erdha serish sot në mëngjes dhe nuk ka asnjë lajmërim. Jemi interesuar se çfarë po ndodh. Ne nuk na le njeri që të hymë brenda, vetëm nga ju gazetarët mësojmë ndonjë gjë. Çuni ka letrat, ka punë. Ne po ikim te fëmijët. Kemi pas humbje financiare, plus mosha, sëmundje, e rrimë këtu në të ftohtë. Për çfarë arsye e mban popullin këtu”, tha zonja, e cila ishte e shqetësuar pasi nuk dinte se kur do nisej avioni i saj për në Itali.

.






LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here