Risitë e vitit të ri shkollor, gjuha angleze do të nisë në klasë të parë

Nxënësit e klasave të para, krahas mësimit të gjuhës shqipe do të mësojnë edhe gjuhën angleze.

Në një intervistë për Klan, Drejtorja e Përgjithshme e Politikave në Arsimin Parauniversitar, Zamira Gjini tregon se ndryshe nga vitet e mëparshme kur anglishtja niste në klasën e tretë, këtë shtator do të startojë që në klasën të parë.

Ministria e Arsimit prej dy javësh ka nisur konsultimet publike me grupet e ndryshme të interesit në lidhje me hartimin e Strategjisë Kombëtare të Arsimit për pesë vitet e ardhshme. Zamira Gjini, Drejtore e Përgjithshme e Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit në Arsimin Parauniversitar, në një intervsitë për Klan News ka thënë disa nga risitë të cilat do të nisin vitin e ri shkollor.

“Nxënësit e klasës së parë do të kenë në programin e tyre edhe gjuhën angleze dhe kështu kjo do të vijojë. Gjuha angleze do jetë gjuha e parë për të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e 12-të. Në vitin e ardhshëm shkollor që në klasën e parë do të integrohen në programin mësimor edhe kopetenca e IT, Edukimi për Teknologji dhe Informacion”, është shprehur Zamira Gjini.

Në fokus të kësaj strategjie janë edhe shtimi i mësuesve ndihmës si edhe kualifikimi i mëtejshëm i arsimtarëve që janë në sistem.

Vitit shkollor po i vjen fundi ndërkohë që nxënësit e klasave të 9-ta dhe maturantët janë në prag të nisjes së provimeve përmbyllëse. Provimet e maturës do të startojnë më 3 Qershor me provimin e detyruar të gjuhës së huaj. Këtë vit, sipas Gjinit ndryshe nga një vit me parë, provimet do jenë edhe me zhvillim dhe jo vetëm me alternativa.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *